
Sot, Tirana do të luajë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00, në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet. Disa orë para sfidës, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në impiantin bardheblu.
Ky takim i është besuar lezhianit Edorian Hamiti, i cili do të asistohet nga Ridiger Çokaj dhe Dojando Myftari. Arbitër i katërt është caktuar Denis Rexha, ndërsa pas porte do të jenë Olsid Ferataj dhe Kreshnik Bajramaj.
Kujtojmë që në këtë ndeshje të dy skuadrat vijnë pas rezultateve pozitive. Tirana fitoi 4-1 kundër Kamzës, ndërsa durrsakët barazuan 1-1 në sfidën e vështirë kundër Flamurtarit.