Të martën është programuar të luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:00, kohë që nuk duket mjaft e përshtatshme për korçarët. Së fundmi ata kanë ngritur shqetësimin mbi këtë sfidë me pretendimin se në një orar të tillë, temperaturat janë shumë të ulëta.
Kësisoj, do të jetë e pamundur që të mbushet stadiumi, pasi pjesa më e madhe e tifozëve do të preferojnë ta ndjekin sfidën nga shtëpitë e tyre. Duke qenë se e marta është zyrtarisht ditë pune, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar ta programojë takimin në orën 17:00.
Mirëpo temperaturat e ulëta me sa duket s’janë marrë parasysh, duke bërë që tifozët korçarë ta ngrejnë si problem. A do të merret parasysh? Pritet të shihet se çdo të ndodhë në ditët e ardhshme.