Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF-ja cakton gjyqtarin e Ballshit, një emër i njohur vendos drejtësi në stadiumin "Adush Muça"

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja cakton gjyqtarin e Ballshit, një emër i njohur vendos

Sot, Tirana do të luajë në transfertë me Bylisin, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Kreshnik Barjamaj do të jetë gjyqtar kryesor i takimit. Ndërsa asistentë të tij janë caktuar Dojando Myftari dhe Erind Burgu. Sakaq i katërt do të jetë Erjon Bastari.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin "Adush Muça" dhe është mjaft e rëndësishmë për të dy ekipet. Mallakastriotët luajnë për t'iu shmangur zonës së ftohtë, ndërsa bardheblutë janë futur në garë për titullin kampion. Diferenca mes tyre është plot 20 pikë. Tirana gjendet në vendin e pestë me 49 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 29 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga