
Arijon Ibrahimovic është në qendër të vëmendjen për shkak të paraqitjeve të tij me Frosinonen në Serie A. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka marrë mbi super përgjegjësinë e sulmit të skuadrës italine, teksa në 6 ndeshje këtë sezon ka mundur të gjej rrugën e rrjetën në 3 raste dhe ka asistuar një herë për shokët e skuadrës.
Talenti 17-vjeçarë ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” ka theksuar se ka bërë zgjedhjen e duhur duke veshur fanelën e Frosinones. Ndër të tjera ai ka zbuluar se ka “ëndërr” të takojë idhullin e tij, Zlatan Ibrahimovic.
“Kërkoja një skuadër për të luajtur, e kuptova nga bisedat e para me drejtorin Angelozzixi dhe trajnerin Di Francesco se ky mund të ishte vendi i duhur. Ibrahimovic është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë?
Pastaj e di që në futboll Ibrahimoviç është ai tjetri, Zlatan është një nga modelet e mia, ashtu si Cristiano Ronaldo. Por nuk e kam takuar kurrë. Do të doja ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën. Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit. Për sa kohë që trajneri më lejon të luaj”, u shpreh ai.