Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Frikë nga incidentet, policia do të izoloj stadiumin “Selman Stermasi”

Shkruar nga NEWSPORT
Frikë nga incidentet, policia do të izoloj stadiumin “Selman

Në ndeshjen e fundit që Kukësi dhe Partizani luajtën në stadiumin “Zeqir Ymeri”, në fazën e tretë, incidentet ishin të shumta. Tifozët u përplasën në distancë me njëri-tjetrin, policia u përplas me tifozët e kuq, stadiumi u dëmtua nga heqja e stolave, klubet vijuan përplasjet mediatike dhe situata ishte e nxehtë.

Të premten në “Selman Stermasi” luhet një takim akoma dhe më i rëndësishëm se ai i fazës së tretë. Këtë rradhë udhëtues janë verilindorët. Tifozët e Partizanit nuk e kanë harruar atë që ka ndodhur në ndeshjen e fundit por nuk kanë ndërmend të krijojnë trazira pasi për ta është e rëndësishme që skuadra të marri pikët që vlejnë shumë për titullin.

Policia e kryeqytetit mësohet të ketë marra masa për këtë takim. Duhen shmangur incidentet dhe përplasjet mes tifozëve, stafeve respektive apo dhe problemeve në tribunën VIP. Nuk është një ndeshje e zakonshme e për këtë motiv, duhen marrë masa ekstra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga