
Frederic Veseli, lojtari i kombëtares shqiptare, ka folur për mediat përpara ndeshjes me Islandën, ku është shprehur se në këto 2 ndeshjet e radhës do të kërkojnë të bëjnë maksimumin për të marrë 6 pikë.
Përsa i përket të ardhmes, Veseli është shprehur se i ka aftësitë për të luajtur në një kampionat më të fortë, por gjithçka mbetet për t'u parë.
"Janë dy trajner shumë të ndryshëm. Çdo trajner dhe lojtar punon në mënyrën e vetë. Është shumë herët për të folur për trajnerin, pasi nuk është qëllimi im të flas për trajnerin. Kryesorja është të bëjmë një rezultat pozitiv dhe të fitojmë sa më shumë. Jam i sigurt se me 6 pikë do ishim të kënaqur, por në futboll nuk fiton çdo herë. Në ndeshjen e parë të fokusohemi dhe të bëjmë një paraqitje pozitive dhe të shohim. Qëllimi është të fitojmë. Besoj se Islanda si çdo skuadër, arrin kulmin dhe bie. Në këtë moment Islanda nuk është si më përpara. Duhet ta shfrytëzojmë këtë rast për të bërë një paraqitje të mirë. Jemi përqendruar më shumë në lojën tonë, por do i studiojmë edhe ata. Për momentin kam edhe 2 vite kontratë. Jam lojtar i Empolit, por jam i sigurt se kam mundësinë përt të luajtur në kampionat më të lartë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë", është shprehur Frederic Veseli.