Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Frashëri drejt Partizanit, lojtarët nën zë nuk e duan

Shkruar nga NEWSPORT
Frashëri drejt Partizanit, lojtarët nën zë nuk e duan

Largimi i mundshëm i Alban Hoxhës drejt kampionatit turk do të lërë vendin bosh në kuadrat, por drejtuesit e kanë gati zëvendësuesin e tij. Disa muaj më parë janë bërë të gjitha bisedimet me ish-portierin e Tiranës dhe Bylisit, Stivi Frashëri. Korçari është lojtar i lirë dhe me letra në dorë për të firmosur.

Pritet vetëm largimi i Hoxhës, në mënyrë që Frashëri të mbërrijë te të kuqtë. Mirëpo, përpos faktit të kryer që mund të bëhet nga drejtuesit, ka disa lojtarë që nuk e duan në ekip portierin bëjnë të ditur burime për "newsport.al". Arsyeja është e thjeshtë: Ka luajtur për Tiranën. Ky fakt duket se i ka irrituar ata pa masë, çka do të thotë se klubi i kuq duhet të sqarojë situatën nga brenda përpara se të afrojë "gardianin" 26-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga