
Ende nuk është bërë zyrtare, por Erlis Frashëri pritet t'i bashkohet skuadrës së Teutës. Mbrojtësi i djathtë i Kamzës ka gjetur akordin me ekipin durrsak dhe ditët e ardhshme do të hedhë të "zezën mbi të bardhë" për t'u bërë "de juro" pjesë e organikës së Bledi Shkëmbit. Veç Frashërit, deklarata e Renato Arapit ku theksoi se do dëshironte një rikthim te "Djemtë e Detit" ka shtuar "oreksin" në kampin blu për sa i përket objektivave.
Tashmë Europa është mjaft e prekshme, megjithatë në Durrës nuk është çudi më të flitet për titullin kampion. Në letër prapavija e Bledi Shkëmbit është mjaft e fortë. Me Hidin në portë, Frashërin në të djathtë, Osmanin dhe Arapin në qendër, mbështetur nga Hakaj në të majtë, kjo prapavijë vështirë se mund të "çahet" më. Megjithatë ka ende kohë sepse merkato e dimrit ende s'është hapur. Të gjithë janë të bindur se tashmë ka ardhur momenti që Superiorja të sundohet nga mbretëresha "Teutë".