
Franco Baresi do të jetë zëvendëspresident nderi te Milani. Në këtë përfundim kanë arritur aksionerët e kuqezinjve, që në mbledhjen e sotme kanë vendosur që një ndër legjendat e klubi të jetë pranë skuadrës.
"AC Milan është i lumtur të njoftojë emërimin e Franco Baresi në postin e zëvendëspresidentit të Nderit. Franco do të vazhdojë të vendosë përvojën e tij të jashtëzakonshme të futbollit, pasionin dhe vizionin e tij për të ardhmen, duke ndihmuar përhapjen e vlerave dalluese të Klubit, forcimin e reputacionit të tij dhe ruajtjen e lidhjes emocionale me tifozët kuqezinj dhe tifozët e futbollit nga e gjithë bota", shkruhet në njoftimin e Milan.
Poll