
Në sfidën e së mërkurës Shqipëria do të gjykohet nga një gjyqtar skocez. Ai është një njohje e vjetër e kombëtares shqiptare që ka drejtuar edhe ndeshjen e luanjtur në vitin 2013 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Norvegjisë e mbyllur në barazim 1-1. Pikërisht William Collum do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e dytë të Shqipërisë në Euro 2016. Dy “virojtësit” do të jenë Damien MacGraith dhe skocezi tjetër Francis Connor që do të ndihmojnë kryesorin e sfidës. Pas portave do të qëndrojnë dy skocezë të tjerë, të cilët janë Bobby Madden e John Beaton.
Poll