Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Francë, Deschamps: E vështirë për t’u kapërdirë, kthyem ndeshjen por nuk mjaftoi

Shkruar nga NEWSPORT
Francë, Deschamps: E vështirë për t’u

Trajneri i Francës, Dider Deschamps dha intervistën e tij pas humbjes së finales ndaj Argjentinës.

"Kjo na jep edhe më shumë keqardhje, nëse do të ishim mundur 3-0 nuk do të kishim asgjë për të thënë por ne nuk bëmë gjërat e duhura për 60 minuta. Më vonë, me shumë guxim, energji dhe cilësi, e çuam Argjentinën në shtesa. Pas kësaj, ne çfarë bëjmë? Nuk bëmë gjithçka siç duhet, por në këtë Botëror kishte zemër dhe energji.

Kur prekim diçka dhe na ikën është edhe me e veshtire per t’u tretur. Por, duhet ta pranojmë. Nëse kam bërë ndryshime aq shpejt, është sepse nuk isha i kenaqur dhe isha i bindur se mund të bënim më mirë me zëvëndësuesit. Kjo nuk do të thotë që lojtarët qe u larguan ishim më fajtorë se të tjerët.

Nuk i kishim të gjitha forcat për arsye të ndryshme, nuk do të hyj në shpjegime. Përmbysëm një situatë shumë të kompromentuar falë cilësisë dhe karakterit por nuk mjaftoi.”-tha trajneri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga