Franca dhe Danimarka do të përplasin “brirët” mes tyre në ndeshje e dytë në Kupën e Botës, me sfidën që nis në orën 17:00. Një takim ku “Gjelat” do të kërkojnë edhe kualifikimin, ndërsa nag ana tjetër danezt dëshirojnë edhe fitoren e parë në Katar.
Për këtë duel janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të ciat dy ekipet do të zbresin në fushën e lojës, ku Kylian Mbappe i mbështetur nga Olivier Giroud kërkojnë të bëjnë “show” ndaj kombëtares së Christian Eriksen.
Formacionet zyrtare:
Franca (4-2-3-1): Lloris, Kounde, Varane, Upamecano, T.Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Grioud.
Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Andersen, Nelsson, Christensen; Kristensen, Eriksen, Hojbjerg, Maehle; Lindstrom, Cornelius, Damsgaard