Stadiumi “Elbasan Arena” është një nga impiantet më modern në vend. Kjo për faktin e cilësisë së punimeve që janë bërë në fushë dhe brenda stadiumit. Mirëmbajtja e fushës bëhet në mënyrë të vazhdueshme, siç e shohim edhe në foto. Ditën e sotme po punohet për rinovimin e tapetit. Është hedhur farë e re bari si dhe plehërat kimike.
Kujtojmë që “Elbasan Arena” ishte shtëpia e Kombëtares kuqezi para se të ndërtohej “Air Albania”. Përveç kësaj në këtë stadium janë luajtur përherë ndeshjet më të forta të Superligës dhe finalja e kupës së Shqipërisë. Me ndërtimin e “Air Albania”, në Elbasan kryesisht luhen ndeshjet e kombëtares U-21.
[caption id="attachment_680753" align="alignnone" width="217"] Puna në Elbasan Arena[/caption]