
Fotomontazh/ Taulant Balla - AC Milan - Igli Tare
Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari do të firmosë për 2 vite dhe do të ketë opsionin edhe për një vit tjetër. Rroga e Tares pritet të jetë rreth 800 mijë euro.
Ndërkohë që në mbështetje të shqiptarit, është bashkuar edhe ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla nuk kursen duartrokitjet për Igli Taren.
Duket se emërimi dhe zyrtarizimi i Milanit për Igli Taren mezi pritet edhe nga pjesa e tjetër e shqiptarëve. Kësaj pritje i është bashkuar edhe ministri, Balla.