Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Vjet festonin dhe ngjyrosnin kryeqytetin bardheblu, Cale dhe Doka me mesazh special para derbit

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana përballet me Partizanin nesër në orën 18.00 në ''Air Albania'', në derbin e kryeqytetit. Në sezonin e kaluar bardheblutë jo vetëm fituan 5-1 në përballjen direkte, por ngritën në fund edhe trofeun e Kategorisë Superiore.

Albi Doka, edhe pse tanimë nuk është pjesë e Tiranës (Aktivizohet te Gorica), zemrën  dhe mendjen e ka te sfida e nesërme. Ai shkruan në story në Instagram: ''Nesër është dita jote''. Gjithashtu, edhe pse Elton Cale vijon të jetë i dëmtuar, braziliani nuk mund t'a lejë pa treguar mbështetjen për ekipin, duke kujtuar pak nga festa e edicionit të kaluar. Gëzimi ishte i ligjshëm, në një sezon i gjithi bardheblu.

Partizani renditet në vendin e shtatë me 5 pikë. Në krahun tjetër, Partizani kryeson tabelën me 10 pikë.

POSTIMET:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga