Banderolës së tifozëve rumunë në ndeshjen ndaj Kosovës, duket se i vjen përgjigja dhe nga autoritetet e larta të futbollit. UEFA njofton se ka hapur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë.
Kujtojmë që Rumania mundi Kosovës 2-0, por ndeshja u pezullua për disa minuta për shkak të banderolës të shpalosur nga ultrasit rumunë, me një mesazh anti-shqiptar, ku shkruante “Kosova është Serbi”.
Akuzat për të cilat do të hetohet pala rumune janë: mesazhet provokuese, sjelljet raciste, ndezje të mjeteve piroteknike dhe hedhja e sendeve në fushë.
Galeria fotografike ()
Poll