Xhuliano Skuka mbush sot 24 vjeç. Urimet për lojtarin e Partizanit janë të shumta, ku nuk mungojnë tifozë apo lojtarë me të cilët ka luajtur dhe luan në krah. Një prej tyre që dallon nga të tjerët është shkrimi i Bruno Telushit.
Mesfushori i Partizanit shkruan në rrjetin social Instagram: Edhe 100 të tjera vëlla. Mbyte me gola. Bashkëngjitur është një foto e tij me Skukën. Shpresat e sulmit janë të varura te qendër sulmuesi, i cili u afrua pa shumë bujë nga Dinamo në merkaton e dimrit.
Të dy lojtarët kanë peshë të rëndësishme në skuadrën e kuqe. Telushi me eksperiencën e tij dhe Skuka si element i ri pritet t’i japin tonin “demave” në kampionatin shqiptar.
