Lojtarët më të rinjë të Flamurtarit janë shfaqur sëbashku në zonën e Lungomares së Vlorës, pas zërave se ata nuk i ishin bashkuar skuadrës vlonjate ashtu siç ishte lajmeruar nga administratori i klubit Idrizi. Ka qenë Jurgen Vatnikaj ai i cili ka postuar një foto në rrjetin e tij të instagram, ku shfaqet në shoqërinë e shokëve të skuadrës së re, Sukaj, Pjeshka dhe Bajraktarevic. Ishte pikërishtë Bajraktarevic, lojtari për të cilin mediat aluduan se nuk i ishte bashkuar skuadrës dhe Flamurtari po vazhdonte të vuante për lojtarë. Megjithatë në foto është një lojtar i ri që mungon, bëhet fjalë për Olsi Gocajn, i zyrtarizuar ditën e djeshme.
Skuadra vlonjate ka qenë në qëndër të vëmendjes gjatë gjithë merkatos verore, për arsye se në klubin vlonjat ka pas një konfuzion si tek grupi i lojtarëve edhe tek stafi drejtues.
Nga informacionet e fundit që përcillen nga klubi i Flamurtarit, ekipi është duke u përgatitur maksimalishtë për fillimin e kampionatit më 24 gusht, ku do të luajnë në Korçë ndaj ekipit të Skënderbeut.