Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Titulli kampion pas 26 vitesh, trajneri i njohur sjell kujtime të hidhura për tifozët e Tiranës krah Telushit dhe Prognit

Shkruar nga NEWSPORT

12 maj të vitit 2019, Partizani do të mposhte Tiranën në Selman Stërmasi për të ngritur lart titullin kampion të Superiores pas 26 vitesh thatësi. Një ditë që do të mbahet mend gjatë nga dy kampet rivale pasi një fitore e tillë vlen më shumë teksa vjen në derbi. Megjithatë, Tirana mori hak sezonin e shkuar teksa në Elbasan Arena i mposhti me të njëjtin rezultat dhe siguroi trofeun e 26-të kampion.

Trajneri i njohur, Besmir Shabani, ka ndarë një foto ku ndodhej në tribunën kryesore krah Bruno Telushit dhe Gerhard Prognit duke shtruar pyetjen për ta: “Ça ndeshje ka qenë?”

Kjo foto vjen në një moment delikat në kampionatin aktual teksa Tirana është shkëputur me 5 pikë nga Partizani dhe ka hedhur një hap të madh drejt titullit të 27-të kampion teksa mbeten edhe 7 ndeshje për t’u luajtur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga