Tirana arriti të merrte ditën e djeshme një fitore 1-3 shumë të rëndësishme duke u afruar edhe më shumë me titullin kampion. Bardheblutë vazhdojnë të jenë 9 pikë larg nga Kukësi i vendit të dytë me 9 ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit.
Tefik Osmani është gjithmonë në qendër të vëmendjes me postimet e tij edhe pse në fushë prej disa ndeshjes ka humbur vendin e titullarit.
Në një postim në faqen e tij në Instagram, mbrojtësi bardheblu ka “thumbuar” disi rivalët me një foto të dy çunave të tij.
“Janë mësuar të dalin kampion”, shkuan Osmani në postimin e tim. Qendërmbrojtësi ka fituar dy tituj kampion me Skënderbeun dhe është pranë fitimit të titullit të 3-të me Tiranën.

Poll