Derbi është supersfida e javës së 15-të të “Abissnet Superiore”, takim që nis në orën 20:00 dhe do të luhet në “Air Albania”. Ashtu siç e do tradita, kjo përballje premton të jetë e luftuar, ndërsa spektakli nuk pritet të mungojë as në fushën e blertë as në shkallët e stadiumit.
Tifozët pritet të mbushin shkallët e “Air Albania”, teksa “Neësport.al” ju sjell edhe parashikimin e motit gjatë orarit që do të luhet derbi mes skuadrave të kryeyqtetit.
Sipas parashikimeve moti do të jetë i kthjellët para, gjatë dhe pas ndeshjes, me tifozët që nuk mund të shqetësohen për të marrë çadrën me vete apo jo, pasi koha është në favorin e tyre.
[caption id="attachment_672662" align="alignnone" width="300"] Moti diten e sotme ne Tirane[/caption]