Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Teuta pranë titullit, tifozët surprizojnë skuadrën në stërvitjen: Të hënën do të gjejmë mundësi për t'u përkrahur kundër Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Teuta do të luajë ditën e nesërme sfidën direkt për titullin kampion ndaj Partizanit në "Niko Dovana". Skuadra durrsake kryeson Superligën me 62 pikë, 3 pikë më shumë se të kuqtë dhe takimi nesër mund të vendosë shumë për fatin e të dyja ekipeve.

Gjatë stërvitjes së sotme, lojtarët e Teutës janë surprizuar nga tifozët "Djemtë e detit" që kanë qenë të pranishëm në stadiumi për të motivuar skuadrën. Nuk kanë munguar ovacionet e tifozëve që kanë përgëzuar lojtarët, ndërsa u kanë premtuar se të hënën do të gjejnë nëj mundësi për të mbeshtetur skuadrën në një ndeshje kaq delikate.

Postimi i Teutës:

Mes optimizmit Teuta mbyll përgatitjet për ndeshjen me Partizanin. "Djemtë e Detit" zhvilluan sot stërvitjen gjenerale në prag të takimit të javës së 34-të, ku do të vendoset shumë sa i përket titullit kampion. Në këtë seancë skuadra u surprizua nga grupimi "Djemtë e detit", të cilët ndoqën stërvitjen në stadiumin "Niko Dovana". Me ovacione tifozët përgëzuan futbollistët duke premtuar se të hënën do të gjejn mundësin për të përkrahut Teutën kundër Partizanit.

Tifozët e Teutës gjatë stërvitjes së sotme.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga