Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Sot është dita, Inter pret hapin fals të Milanit, lojtarët me mesazhe optimizmi

Shkruar nga NEWSPORT

Njëri mes Milan dhe Inter fiton sot titullin kampion në Seria A. Të dyja skuadrat luajnë javën e fundit të kampionatit. Kuqezinjtë kanë 2 pikë më shumë se zikaltërit dhe duke qenë më mirë në përballjet direkt, do u mjaftonte barazimi në rastin e fitores së Interit.

Gjithsesi gjithçka mbetet e hapur. Interi luan përballë Sampdorias në orën 18:00, që është më e lehtë se sfida e Milanit ndaj Sassuolos po në të njëjtën orë. Optimizmi nuk mungon te lojtarët zikaltër të cilët i kanë dhënë dje fund përgatitjeve në prag të sfidës dhe më pas kanë postuar në rrjetet sociale.

Andrea Ranocchia dhe Danilo D’Ambrosio kanë postuar në rrjetet sociale duke treguar vendosmëri për takimin e sotëm. “E fundit!” shkruan Ranocchia, ndërsa D’Ambrosio shkruan: “Drejt sprintit të fundit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga