Shqipëria arriti të siguronte fitoren e parë në grup në kualifikueset e Euro 2024. Në “Air Albania” kuqezinjtë e udhëhequr nga Sylvinho mposhtën Moldavinë me shifrat 2-0.
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami ishinautorët e golave të cilët ngritën peshë zemrën e mbi 22 mijë tifozëve që po ndiqnin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Në këtë sfida debutoi edhe trajneri brazilian në shtëpinë tonë, ndërsa nuk zhgënjey duke siguruar 3 pikët.
Një përballje ku djemtë tanë zhvilluan një ndeshje që prodhoi lojë dhe pikërisht kjo do të jetë një pikënisje pëër ëndrrën Euro 2024.
Ylber Ramadani është lojtari me notën më të lartë të vlerësuar nga Soffascore, 7.7, teksa me 7.6 janë vlerësuar Bajrami dhe Ismajli. Ndërkohë notën më të ulët kanë marrë Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi. Beratasi është vlerësuar me 6.6, ndërsa kavajasit me 6.7.
[caption id="attachment_697177" align="alignnone" width="1242"] Notat e lojtareve te kombetares[/caption]