Kukësi përballet me Slavian e Sofias sot në orën 20.00 në Air Albania. Takimi vlen për turin e parë të Europa League.
Tifozët e verilindorëve vazhdojnë të mbështesin ekipin, edhe pse tifozët nuk lejohen ën stadium. Lojtari i 12-të ka ”vërshuar” në faqen zyrtare të klubit, duke motivuar skaudrën: ”Forca Kukësi”. Ka nga ata që edhe tregojnë mënyrën se si mudn të kalohet pengesa bullgare: ” Kompaktesi , harmoni , lojë kolektive dhe fitore te garantuar”. Kukësi ka një grup të mirë lojtarësh dhe një trajneri si Gega, i cili mund të bëjë diferencën edhe nga pankina.
