Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Shanset e fundit për mbijetesën, klubi i Besëlidhjes bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e shtunë Besëlidhja do të presë në shtëpi skuadrën e Tomorit, për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Kjo përballje do të startojë në orën 15:00 dhe për lezhjanët është shumë e rëndësishme, pasi kërkohen pikët për mbijetesën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Besëlidhjes ka bërë  një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët. Klubi i fton ata të jenë të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës në ëkto ndeshje vendimtare të cilësuara si shansi i fundit për qëndrimin në Kategorinë e parë. Gjithashtu hyrja në stadium do të jetë falas.

“Ditën e shtunë, ora 15:00 në stadiumin tonë luajmë shancet për qëndrimin në Kategorinë e parë. Mos harro eja në stadium, eja e mbështet lojtarët. Hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët. Merr një shok me vetë dhe eja në stadium”, thuhet në postimin e klubit lezhjan.

Kujtojmë se Besëlidhja renditet e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë pas 21-javësh të luajtura.

[caption id="attachment_687445" align="alignnone" width="415"] Postimi i Beselidhjes[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga