Serbia refuzon të ngjitet në podium me Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Xhudos të zhvilluar ditën e djeshme në Shkup.
Sjellja antisportive e fqinjëve serbë për këtë kompeticion duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat sportive të rajonit.
Loriana Kuka dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta, por duket se në podium, nuk janë ngjitur serbët madje kanë refuzuar flamurin dhe himnin e Kosovës.
Driton Kuka, që është marrë personalisht me mbesën e tij Loriana Kuka shkruan në facebook:
“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si Kampione e ardhshme, fitoj tri lufta nga garueset nga Turqia, Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosna Sabina Haracich!
Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli diç josportive, garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të Hymnit!
Loriana Kuka su hidhërua që garueses që i shkaktoj humbje nga Serbia nuk qëndroj në podium e njejta situatë ndodhi edhe me Distrien gjatë Ceremonisë por as ajo su hidhërua fort!!
Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit!”,
Xhudistja shqiptare nga Zvicra, Loriana Kuka, e cila përfaqëson Kosovën, ka arritur edhe një sukses të madh. Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanit të xhudos, shkruan albinfo.ch.
Medalje të artë ka fituar edhe Distria Krasniqi, kurse medalje të argjendtë fituan Fjolla Kelmendi, Flaka Hoxha dhe Laura Fazliu, derisa medalje të bronztë Akil Gjakova.