Të gjithë e mbajnë mend Rrahman Hallaçin me fanellën e Kukësit gjatë epokës së artë të verilindorëve. Si kapiten i ekipit Kukësit, Hallaçi arriti të fitojë 1 herë titullin kampion në sezonin 2016-2017, 2 herë Kupën e Shqipërisë dhe 1 herë Superkupën. Tashmë në rolin e zëvëndës-trajnerit, Hallaçi punon “prapa kuintave” duke dhënë kontributin e tij për ekipin e qytetit të lindjes.
Në një postim në rrjetin e tij social Instagram, ish-kapiteni i Kukësit kujton periudhën kur mori detyrën për herë të parë si pjesë e stafit me trajnerin austriak Peter Pacult. Mesa duket, austriaku me eksperiencë të madhe ka lënë mbresa te Hallaçi i cili vlerëson disiplinën e tij në stërvitje ku nuk lejonte as një minutë vonesë.
Postimi i Hallaçit në InstaStory: