Pas asaj që u pa sot në "finalen" e titullit, ka patur reagime të shumta nga të gjithë analistët dhe ekspertët e futbollit. Opinioneve të tyre iu është bashkuar dhe ish presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili ka ironizuar gjykimin e takimit nga Enea Jorgji. Menjëherë pas përfundimit të takimit, ai ka postuar një status në profilin e tij në "Facebook".
"Para se gjithash, urime Kukesit dhe mikut tim Gjoka per titullin kampion!
Sot Hamdi Salihi ka bere nje veper te madhe, ka shpetuar zgjedhjet e ardhshme politike!
Sepse, ajo qe grisi, nuk ishte karton i kuq loje, ishte mandati i deputetit !
Dhe mire qe e grisi,se Enea Jorgji, vec penalltise qe i dha Kukesit, dhe penalltise qe nuk i dha Skenderbeut, kishte ndermend ti jepte dhe mandatin e deputetit qysh sot presidentit te ekipit kampion
Ps:Bota eshte portokalle!Besoj e mban mend Skenderbeu si u shpall kampion ne 2011 !", shkruan Gjika në "Facebook".