Zyrtarizimi i Xhuliano Skukës te skuadra fgranceze Metz është çështje orësh. Sulmuesi dibran largohet kështu nga skuadra e Partizanit pas një sezoni fantastik në “Abissnet Superiore” ku arriti të shënonte 10 gola në 16 ndeshje me fanelën e kuqe.
24-vjeçari do të nisë kështu një aventurë të re në Francë, ndërsa tashmë ka marrë edhe bekimin e presidentit të Korabit, Fehmi Mëziu, i cili i ka uruar sukese ish-lojtarit të tij me skuadrën e re.
“Urime të përzemërta ekipin e ri, Metz, Xhuliano Skuka. Suksese e të mira pac gjithmonë”, kanë qenë fjalët e Presidentit të Korabit.
