Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ PARTIZANI me “look” të ri në Europë, të kuqtë ndryshojnë sponsorin teknik

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka njoftuar se për sezonin e ri do vishet nga Macron. Firma e njohur e veshjeve dhe “Demat” kanë arritur akordin për sezonin 2022-23, teksa më herët të kuqtë kanë qenë pjesë e Joma.

Nga ndeshjet e Conference League kundër Saburtalo dhe në vijim, Partizani do ketë sponsor të ri teknik.

“FK Partizani me kënaqësi njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me "Macron". Kompania e njohur e veshjeve sportive “Macron” do të jetë zyrtarisht sponsori i ri teknik i Partizanit, për sezonin e ri 2022-2023.

Duke filluar nga përballjet e Europa Conference League ndaj FC Saburtalo skuadra do të prezantohet me uniformat e reja të firmës "Macron”, njofton Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga