Në fundjavë, Partizani do të luajë në transfertë ndaj Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 4 të Superiores. Tekniku Franco Lerda do të ketë në dispozicion grupin e plotë, ku nën urdhërat e tij nuk do të mungojë asnjë futbollist.
Sot, skuadra ka zhvilluar seancën stërvitore, për të vazhduar më pas ditën e nesërme me fillim nga ora 10:00.
"Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet e radhës në kuadër të përballjes ndaj Laçit. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 10:00, si zakonisht në kompleksin sportiv "Pepa" në Elbasan. Trajneri Franco Lerda ka pasur në dispozicion grupin e plotë, pasi me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Broun. Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale. Përgatitjet do të vijojnë të premten paradite në orën 10:00".
