Drejtori i Partizanit, Olsi Rama është një prej shumë figurave të njohura të futbollit që i është bashkaur Kombëtares shqiptare në udhëtimin e tyre drejt Pragës. Kuqezinjtë do të luajnë mbrëmjen e nesërme në orën 20:45, një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë tonë.
Fatet e kualifikimit për Euro 2024 varen në këto dy sfida që do të zhvillohen më 7 dhe 10 shtator ndaj Çekisë dhe Polonisë. Beteja e parë është me çekët dhe të gjithë po presin orën ku arbitri do t’i fryjë bilbilit për të nisur sfida.
Drejtori i kampionëve të Superiores është fotografuar në një nga ambientet e një restoranti shqiptar të Pragës. Partizani i tij mbylli me sukses aventurën europiane ndërsa kampionatin e nisi me një fitore, ndaj drejtori mund t’i bashkohet qetësisht Kombëtares në këtë sfidë jetike.
[caption id="attachment_705492" align="alignnone" width="512"] Olsi Rama ne nje lokal ne Prage[/caption]