Kukësi arriti të fitonte2-1 në shtëpi duelin e dytë me Teutën, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Shqipërisë, pasi durrsakët kanë fituar 2-0 në “Niko Dovana”.
Në këtë sfidë i pati të gjitha. Penallti, karton i kuq dhe 3 gola, por edhe një rast shumë të kontestueshëm nga ana e verilindorëve. Në një moment gjatë pjesës së dytë të takimit, mbrojtësi i djemve të detit kap pë rmesi sulmuesin e Kukësit. Gjyqtari Juxhin Xhaja nuk e konsideron ndërhyrje të gabuar duke mos akorduar penallti për vendasit.
Por tashmë lojtarët e Kukësit kanë nisur edhe “ironitë” në rrjetet sociale për këtë episode që sipas tyre duhet të akordohej 11-metërsh. Gjelbrim Taipi nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” ka shkruar:
“Arbitri më i mirë i vitit Juxhin Xhaja. Në Europë s’do të ishte as arbotër i katërt”, ka shkruar kapiteni i verilindorëve.
[caption id="attachment_684497" align="alignnone" width="182"] Postimi i Gjelbrim Taipit[/caption]