Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro2020 ndaj Moldavisë.
Kuqezinjtë, kërkojnë të harrojnë sa më shpejt humbjen e pësuar pak orë më parë në Islandë dhe janë përgatitur maksimalisht për një 90 minutësh të madh.
Siç e do zakoni, një ditë para ndeshjes, kapiteni dhe trajneri i skuadrës dalin në konferencë për shtyp, për të analizuar kundërshtarin dhe grumbullimin e skuadrës. Përkrah Edi Rejës, trajnerit të kombëtares, ishte mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj.
Përpos fjalëve të shkodranit, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ora e vendosur në dorën e tij të djathtë. Bëhet fjalë për një orë të markës zviceriane, Audemars Piguet, me flori të bardhë dhe diamantë, që kushton rreth 190 000 dollarë.
Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Serinë A italiane dhe ka një pagë prej 1,6 milionë eurosh në sezon dhe kjo e përligj më së miri vlerën e aksesorit mjaft luksoz.
