Suprizat e ditëlindjeve janë të bukura për këdo. Kështu ka rezultuar edhe për një nga tifozet e ekipit të Tiranës e cila për ditëlindjen e saj ka marrë një tortë me stemën e ekipit. Jeta e vajzës ka qenë aq e lidhur me futbollin, saqë më shumë e ka gëzuar pamja e tortës sesa ditëlindja e saj.
Përgatitja e këtyre tortave është bërë shumë e zakonshme vitet e fundit, mënyrë kjo e veçantë për të shprehbur dashurinë që njerëzit kanë ndaj futbollit. Vajza festonte 25 vjetorin dhe torta ishte dhuratë nga babai i saj.
Poll