Tifozi shqiptar që u përlot në shkallët e stadiumit në ndeshjen me Francën shoqëron Kombëtaren Shqiptare edhe në Lion. Ai është fotografuar sot në rrugët e qytetit francez ku do të luajë Kombëtarja Shqiptare në mbrëmje ndeshjen me Rumaninë. Vazhdon të mbajë në fytyrën e tij të stampuar shqiponjën e flamurit kombëtar , i vëndosur deri në fund për të mbështetur përfaqësuesen tonë të futbollit.