Sot në orën 19:00 do të luhet ndeshja e parë në Kategorinë Superiore për sezonin e ri futbollistik. Kukësi pret në "Elbasan Arena" Partizanin kampion.
Verilindorët, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook japin njoftimin për këtë 90 minutësh, mirëpo nuk kanë bërë një thirrje për tifozët që të jenë të pranishëm në stadium.
Ndoshta distanca e madhe ka bërë që të nënkuptohet se Kukësi nuk do të ketë shumë tifozë të pranishëm në këtë impiant, e kësaj i shtohet edhe fakti tjetër se çmimet e biletave janë "të kripura", pasi bileta më e lirë është 500 lekë të rinj, duke bërë kështu edhe një lloj bllokimi për tifozët e Partizanit. Megjithatë, mbetet për t'u parë kur të fillojë ndeshja sa tifozë do të ketë në shkallët e stadiumit.
