Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë çifti më i ri në shoë-bizin shqiptar. Edhe pse të dy s’e kanë bërë publike lidhjen e tyre, ata janë parë në të njëjtat ambiente dhe një gjë të tillë e kanë treguar shpesh edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. Sot, futbollisti i Kombëtares sonë festoon 25-vjetorin e lindjes.
Ndoshta jo siç ai e kishte menduar, por në kushte karantine është bukuroshja seksi që mendon për të. Fillimisht ajo i ka bërë një tortë duke i uruar ditëlindjen dhe më pas e ka detyruar të vendosë një palë syze ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen”. “M’veshi me zor”, shkruan Grezda në foton e publikuar në rrjetet sociale ndërsa nuk mungojnë urimet e shumta në drejtim të tij. Si sulmuesi kuqezi, ashtu edhe e dashura e tij me forma bombastike, Oriola Marashi ndodhen së bashku të karantinuar në këtë periudhë të vështirë që po kalon e gjithë bota prej Coronavirusit.
