Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Mungesa e vetme e Kukësit, Vesel LIMAJ zbulon se kur do të rikthehet në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

Vesel Limaj është mungesa e vetme e Kukësit në stërvitje. Mesfushori ndodhet ende në Gjermani dhe me mbylljen e kuftinjëve e ka pasur të pamundur të riatdhesohet në Shqipëri.

Klubi prej shumë ditësh ka nisur stërvitjen me grupin e plotë, por Limaj nuk ka kryer asnjë ditë stërvitje me skuadrën dhe janë të gjithë në pritje të tij.

Rikthimi I tij në Shqipëri pritet të bëhet ditën e sotme dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë lojtari në një postim në rrjetet sociale. Limaj ka postuar një foto nga aeroporti ç’ka tregon se do të fluturojë sot për të mbërritur në Tiranë.

Mesfushori nuk do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës dhe do të jetë një mungesë e madhe për Kukësin edhe pse përballë do të kenë një kundërshtarë të lehtë në letër siç është Luftëtari.

Postimi i Vesel Limaj.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga