Ditën e sotme, trajneri i Romës Jose Mourinho e ka kaluar duke ndjekur primaverat. Tekniku portugez ka marrë me vete sot në ndeshjen e të rinjve verdhekuq edhe mbrojtësin kuqezi Marash Kumbulla.
Në foto përveç Mourinho dhe Kumbullës është dhe Zalewski dhe Bove. Mbrëmë Roma arriti një fitore të rëndësishme kundër Veronës 1-0 në Olimpiko. Në këtë ndeshje Kumbulla nuk u aktivizua asnjë minutë, ndërsa Zalewski e nisi nga stoli.
Këtë sezon ashtu si edhe në atë paraardhës minutat e Kumbullës kanë qenë të kufizuara. Me këtë marrje tek primaverat Mourinho duket se do t’i jap ndonjë mesazh shqiptarit, duke e ftuar të marrë shembullin e të rinjve për të fituar formacionin
[caption id="attachment_681259" align="alignnone" width="300"] Mourinho dhe Kumbulla[/caption]