Kastrioti mori një fitore “jetike” në garën për mbijetesë. Ditën e djeshme krutanët mposhtnë 1-0 Egnatian në “Elbasan Arena”. Goli vendimtar i kësaj sfide do të shënohej nga Bedri Greca, i cili çoi skuadrën e tij në kuotën e 35 pikëve, 4 më pak se Erzeni që mban zonën “Play-Out”.
Sigurisht që kjo fitore u ka dhënë akoma më shumë shpresë skuadrës së Emiliano Çelës, pais tashmë janë edhe 12 pikë në lojë dhe gjithçka është e mundur. Në rrjetet sociale ka qenë vetë trajneri i krutanëve që ka postuar një foto të fitores së skuadrës ndërsa ka zbuluar edhe “kurën” e këtij suksesi.
“Bashkimi bën fuqi” është mesazhi i Çelës në rrjetet sociale. Një Mesazh i qartë nga tekniku që në një farë mënyrë kërkon nga djemtë e tij të jenë të bashkuar në 3 ndeshjet e mbetura.
[caption id="attachment_693044" align="alignnone" width="309"] Postimi i Emiliano Celes ne rrjetet sociale[/caption]