Botërori i Katarit bëhet gati të fillojë teksa vetëm tre ditë na ndajnë nga emocionet e para të këtij eventi madhor. Ekipet janë gati, tifozët poashtu dhe të gjithë po presin fërshëllimën e parë të bilbilit të arbitrit në ndeshjen Katar – Ekuador, të dielën në orën 17:00. Teksa jemi në prag të Kupës së Botës, mësojmë disa nga rekordet që mbahen në këtë Botëror.
Lojtari më i ri është Youssoufa Moukouko i Gjermanisë. Talenti i Dortmund është vetëm 17 vjeç dhe debuton për herë të parë me Panzerat, e ku tjetër pos një kompeticioni të këtij niveli. Nga më i riu te më i vjetri, Alfredo Talavera i Meksikës është “babai” i lojtarëve në moshën 40-vjeçare.
“Shtylla”, siç themi në zhargonin popullur, është portieri i Holandës, Noppert i cili kap gjatësinë prej 2 metra e 3 centimetra ndërsa “kundërshtari” i tij është marokeni Ilias Chair me 158 centimetra.
Tani kalojmë tek emrat “BIG”, Messi është lojtari me më shumë paraqitje në një Kupë Bote nga lojtarët aktual. Argjentinasi numëron 19 paraqitje por humbet garën për golat e shënuar. E si mund të ishte ndryshe, Thomas Muller, njeriu që i është bërë makth me Bayernin kur ishte te Barcelona, ka shënuar plot 10 gola. Gjermani mban edhe rekordin për më shumë asiste, 6 të tillë.