Redon Xhixha duket mjaft i lumtur që pas disa ditësh pritet të rinisë futbolli i luajtur. Sulmuesi i skuadrës së Laçit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një ndeshje në “Selman Stërmasi”. Ai mban topin në dorë, ndërsa shkruan në diçiturë: “Futbolli po vjen”.
Këtë sezon 21-vjeçari është aktivizuar në 25 ndeshje, 24 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Ai ka arritur të realizojë plot 9 gola dhe me cilësitë e treguar në fushën e blertë, shihet si një nga futbollistët e së ardhmes.

Poll