Redon Xhixha mund të konsiderohet lojtari më i ri i skuadrës së Tiranës. Sulmuesi i talentuar u largua nga Laçi pas disa sezoneve pozitive, ndërsa së fundmi ka arritur akordin me drejtuesit bardheblu.
Edhe pse nga klubi kryeqytetas nuk ka ende asnjë prezantim, është tifozi i njohur Alban Berisha që e ka bërë diçka të tillë. Ai ka postuar një foto gjatë një dreke me 22-vjeçarin teksa shkruan në diçiturë: "Në humor bardheblu".
Tashmë s'mbetet gjë tjetër veçse të pritet konfirmimi i klubit të Tiranës për goditjen e parë në këtë merkato vere. Shtatshkurtri është aktivizuar për 4 sezone si lojtar profesionist me kurbinasit ku ka arritur të realizojë plot 26 gola.

Poll