Luiza Gega bëri krenar çdo shqiptar me fitoren e saj në Kampionatin Europian. Ajo doli e para në garën e 3000 metrave duke vendosur edhe rekord. Pak javë më vonë ajo do të merrte sërish pjesë në Diamond League ku mori një rezultat pozitiv duke dalë në vendin e shtatë. Pas këtyre rezultateve pozitive vijnë edhe kontrollet e zakonshme për Doping.
Pas kontrolleve mjekësore, në rrjetin e saj social në Instagram, Luiza tregon një foto të raportit ku vërtetohet se atletja është e pastër dhe nuk ka përdoru doping. Luiza Gega vërteton kështu edhe njëherë aftësitë e saj dhe tanimë është zyrtarisht kampione e Europës.
Poll