
Sot, janë luajtur disa prej takimeve të Seria A, të vlefshme për javën e 27-të të kampionatit. Në të gjitha takimet e zhvilluar ditën e sotme, është mbajtur një minutë heshtje në përkujtim të Davide Astorit, futbollistit të Fiorentinës dhe Kombëtares italiane, që u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të një arresti kardiak.
Në nderim të figurës së kapitenit është vendosur që të gjithë të mbajnë një minutë heshje. Në fotot e mëposhtëme shihet qartë dhimbja në sytë e lojtarëve. Mjaft i prekur është parë dhe Gianluigi Buffon, i cili nga stoli është fotogafuar dhe shihet qartë se në sytë e tij ka lot për ndarjen nga jeta të shokut të tij në mënyrë të parakohshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="214393,214394,214395,214396,214397,214398,214399,214400,214401,214402,214403,214404,214405,214406,214407,214408,214409,214410,214411,214412,214413,214414,214415,214416,214417,214418"]