FOTO/ Kukësi humbi ndaj Tiranës, ekipet zinxhir dhe ai i femrave japin leksione
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi ka lënë pas javën e 10-të të Superiores me humbjen e thellë ndaj Tiranës në kryeqytet me shifrat 4-1. Ekipet zinxhir dhe ekipi i femrave ka dhuruar “show” golash në sfidat e sotme.
Ekipet e Kukësit U-19, U-17 dhe U-13 kanë sjellë rezultate pozitive për verilindorët, të cilët janë ndeshur me moshat e ekipit të Besës.
Ekipi i femrave të Kukësit kanë arritur të mundin me shifrat 0-4 Lushnjën. Kjo për ekipin e verilindoreve është takimi i parë i luajtur për Superligën e femrave.
Postimi i Kukësit: "Kukësi U21 ka marrë një tjetër fitore në kampionat, duke mundur ekipin e Teutës me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Marjus Kola i ka mjaftuar ekipit të Rraman Hallaçit, për të marrë 3 pikët.Këtë fundjavë fitore ka marrë në kompleksin "Ilirjan Thaçi" edhe ekipi i Kukësit U13 ndaj Besës U13 me rezultatin 4-0. Sakaq, Kukësi U17 ka barazuar me rezultatin 3-3 ndaj Besës U17.Fitore me rezultatin 4-1 ka arritur të marrë Kukësi U19 ndaj ekipit të Besës U19.Një fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë edhe ekipi i femrave, duke mundur me rezultatin 0-4 Lushnjen."