Vllaznia-Tirana është një nga supersfida e Kategorisë Superiore që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00. Sfida është e vlefshme për javën e 21-të dhe të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht fitoren. Vllaznia kryeson kampionatin dhe një tjetër hap fals do të vështirësonte dhe më shumë situatën, ndërsa nga ana tjetër Tirana vjen pas dy humbjeve radhazi dhe 3 pikëshi është rruga e vetme.
Për të ndezur edhe më shumë klasiken e futbollit shqiptar kanë mennduar tifozët shkodranë. Ditën e sotme, tifozët kanë shpalosur një banderolë gjigande në stadiumin “Loro Boriçi” për të përkrahur edhe më shumë ekipin e tyre.
“Një skuadër, një ëndërr, ne besojmë, luftoni për ne”, shkruajnë tifozët në banderolën e madhe të hapur në “Loro Boriçi”.