Lojtarët e Partizanit duket se nuk e kanë pritur mirë dënimin me gjobë të ish-kapitenit Hoxha.
Ky i fundit ka postuar një foto në rrjetin social ''Instagram'', ku duket me shokët e skuadrës dhe e ka shoqëruar me shkrimin ''Ca ka ky Progni o Malot'' dhe më poshtë ka komentuar kapiteni i ri i skuadrës, Idi Batha, i cili thotë ''gjob'', si për të iroznizuar situatën e kohëve të fundit te klubi i kuq, ku drejtuesit kanë vendosur ''dorë të hekurt'' nëpërmjet gjobave për lojtarët.
Në postim ka komentuar gjithashtu dhe Renato Malota i cili e çon më tej ironinë me komentin '' Gjobë se nuk lejohen syzet'', duke e bërë të qartë se atmosfera e re në klub, nuk i pëlqen fare lojtarëve.
Më herët Idi Batha tha për mediat, se ai nuk është kapiten i Partizanit, por Hoxha, duke hedhur poshtë në një farë mënyre vendimin e klubit.
Gjithë kjo situatë në klubin kryeqytetas erdhi pasi Alban Hoxha, nuk u paraqit në një grumbullim të ekipit dhe si pasojë, u përjashtua deri sa kërkoi falje dhe gjithshtu u gjobit me 2000 euro.